Ministria e Transporteve është përfshirë nga një valë ndryshimesh. Gjithçka ka nisur të publikohet pas dorhëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Albtelekom-it (ALBtelecom), Apostol Noti, i cili argumenton largimin me politizimin që i ka bërë opozita menaxhimit të ksaj shoqërie nga drejtori Noti. Ky i fundit nuk kërkon të krijohen keqkuptime përpara privatizimit të ksaj shoqërie. Pas dorëheqjes, lirohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Posttelekomunikaciont, Piro Xhixho, po kështu është kërkuar dorëheqja e Drejtorit të Entit Rregullator të Telekomunikacionit, por për fat, posti i ktij njeriu, largimi apo emërimi i tij, varet nga parlamenti. Por kto largime konçidojnë me deklarimin e një raporti të rezervuar nga opozita për abuzimet. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë nuk konfirmon të ketë një lidhje të tillë.
“Zoti Xhixho, Zoti Xhixho u lirua për t’i hapur rrugë nji, nji, nji proçesi më të shpejtë reformash dhe përmirsimesh në të gjithë politikat, ë, e ministrisë dhe të shtetit, në fushën e posttelekomunikacioneve. Por rrethana, në rrethana të caktuara kërkohet që të zëvëndcohen persona të caktuar, unë a-askush nuk është i imunizuar. Në raste, në raste të caktuara është e nevojshme që, që të sillen më shumë se sa një person i ri në, në drejtimin.’
Ndërsa një nga të liruarit nga detyra, Piro Xhixho, Drejtori i Posttelekomunikacionit, tregon arsyet e lirmit duke i quajtur të pamotivuara. Ai do t’i drejtohet rrugve ligjore. Pohon gjithashtu se ka qënë kundër rritjes së tarifave të telefonit por nuk dëshiron që largimi i tij të përdoret si goditje nga tarifat.
Piro Xhixho: “Dje na ora dy, një takim i shpejtë me ministrin. Deri n’atë moment ne po punonim intensivisht bashkë me të për t’identifiku gjith problemet, sot në mëngjes marr një njoftim që duhen reformuar më tej strukturat dhe unë duhet të largohem për të përshpejtu reformën.”
Mësohet se vëndin e Zotit Xhixho do ta zërë ish-Drejtori i ALBtelekom-it (Albtelecom), Apostol Noti. /tvklan.al