Monza po përballet me vështirësi të mëdha këtë sezon dhe rrezikon seriozisht rënien në Serinë B.
Skuadra renditet në vendin e fundit dhe për këtë arsye ka pësuar ndryshime në stol. Drejtuesit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Salvatore Bocchetti, i cili në shtatë ndeshje mori vetëm tre pikë.
Gjithashtu është njoftuar rikthimi i Alessando Nesta-s në stol, i cili u shkarkua pak javë më parë.
Monza renditet në vendin e fundit me 13 pikë, plot 8 pikë më pak se Empoli i vendit të 17-të.
/tvklan.al