A duhet që bukuria e Europës të shkëlqejë pafundësisht prej orës verore? Anketimi i BE-së mbi ndryshimin e orës në Europë shënon pjesëmarrje rekord. Më 16 gusht afati përfundoi, por duhet kohë për të mësuar rezultatin.
Sikur flladi i verës të zgjasë pafund? Sikur me orën verore jeta jonë të ndihet më e shpenguar dhe më e gëzueshme? Sikur rrezet e Diellit ta ngrohin në të ardhmen më gjatë fytyrën e Europës?
Duket sikur kjo përrallë europiane e verës do të bëhet realitet. Sepse BE-ja ka pyetur qytetarët e vet. Në kulmin e verës së nxehtë qytetarët e BE-së shprehën mendimin e tyre nëse duhet shfuqizuar rregulli për ndryshimin e orës në verë dhe në dimër dhe nëse duhet mbajtur ora verore apo ajo dimërore.
Një ide e mrekullueshme mendojnë shumë europiane. Rreth dy milionë vetë kanë marrë pjesë në anketimin në internet, që nisi më 4 korrik dhe u mbyll më 16 gusht. A ka ardhur tashmë koha për një kthesë në orën europiane?
Bruksel, ki mëshirë!
Politikani gjerman Michael Theurer është i bindur, se “kam besim, që do të shfuqizohet ndryhsimi i orës, por nuk e di se kur!”, parashikon nënkryetari i grupit parlamentar të liberalëve në Bundestag. Edhe si eurodeputet në Parlamentin e BE-së në vitet 2009-2017 ai është angazhuar për shfuqizimin e këtij rregulli.
Theurer ëndërron për një verë pafund. Ai është i bindur:
Me heqjen e ndryshimit të orës BE-ja mund të ketë përfitim.” Nisma mund të përforocjë kohezionin europian. Moskoordinimi i ndryshimit të orës mes vendeve anëtare është i dëmshëm për tregun e brendshëm, për udhëtimet dhe komunikacionin. “Nëse të 28 vendet anëtare vendosin në mënyrë të mëvetsishme për orën e verore dhe atë dimërore, atëherë do të krijohej një pështjellim. Zgjidhjet në nivel kombëtar çojnë në kaos
, thotë ai.
Por rruga për ndryshimin e orës është e gjatë dhe ajo drejt një flladi të pafund veror edhe më e gjatë. Vlerësimi i rezultateve të pyetësorit kërkon kohë, thuhet në përfaqësinë e Komisionit të BE-së në Berlin. Edhe ekspertët duhen dëgjuar përpara se Komisioni të japë rekomandimin për një direktivë të re.
Energjia e kursyer
Qysh tani është e qartë: ndryshimi i orës në ritmin brenda gjashtë muajve nuk rezulton atë që premton. Kursimi i energjisë, sipas Komisionit të BE-së është minimal. Në vend të kësaj kjo ndërhyrje influencon në bioritmin e qytetarëve të BE-së duke shkaktuar rregullisht shqetësime në gjumë, acarim dhe probleme me përqendrimin.
Pra të shfuqizohet rregulli për ndryshimin e orës? Por çfarë pas kësaj? Do të mbetet në fuqi ora verore apo ajo dimërore? Përgjigja nuk është e thjeshtë, sepse për të dyja opcionet ka argumenta pro dhe kundër. Edhe brenda vet 28 anëtarëve të BE-së.
Për orën verore është favorizuese, që ka një orë më shumë dritë dhe mundëson punën më gjatë në fushë, nxënësit dhe të puënsuarit kanë shansin të kthehen në shtëpi me dritë në dimër, dhe veprimtaritë sportive në natyrë mund të zhvillohen po ashtu pasditeve me dritë.
Për orën dimërore është favorizuese për ata që mezi zgjohen në mëngjes, që nga tetori mund të zgjohen më vonë në mëngjes, por që u duhet të përballojnë errësirën më herët pasdite. Edhe në bujqësi shpesh përdoret argumenti, që në orën dimërore ka spostim të bioritmit të kafshëve. Por Komisioni i BE-së këtë argument e hedh poshtë me faktin, se falë ndriçimit artificial dhe automatizimit të teknikës së mjeljes, ky ndryshim i orës nuk luan më asnjë rol.
Tri zona kohore dhe një kontinet
Ka ardhur koha pra që të bëhet një kthesë në kohë. 28 vjet pas aplikimit të ndryshimit të orës në Gjermani me 56 ndryshime të orës deri më sot është krijuar një farë lodhjeje. E pavarësisht orës verore dhe asaj dimërore në Europë ndërkohë ka tri zona të ndryshme kohore.
Bruksel, ki mëshirë! Na jep një direktivë për orën verore, na jep ne hapësirën e veprimit kombëtar, na shpëto prej ndryshimit të orës dhe na oriento drejt flladit të pafund veror!/DW