Profesor Sazan Guri është shprehur se ora nuk duhet të ndryshohet më. I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Guri tha se koha ka një ritëm dhe është e vetmja gjë nuk mund të kthehet pas, ndaj dhe është kundër kthimit të orës dimërore.
“Unë jam kundër ndryshimit të orës, ndryshimi i nesërm të jetë i fundit. Koha është në një ritëm, nuk ka kthim mbrapa, e vetmja gjë që nuk ka minus”, u shpreh Guri.
më tej profesori u shpreh se njeriu është mësuar me një bioritëm dhe nuk mund të ndryshohet ora 2 herë në vit, pasi shumë njerëz duan 3 deri në 4 javë që të përshtatet me ritmin e orës së re.
“Është e vërtetë që njeriu ka 3 milion vite që është mësuar me këtë bioritëm, diell tokë dhe hënë. me të tre këto pozicione, njeriu ka formuar një lidhje organike gjenetike të palëkundshme. Njeriu do 3-4 javë që të përshtatet me ndryshimin e orës”, shtoi ai./tvklan.al