Në orën 03:00 pas mesnate të së shtunës, duke u gdhirë e dielë akrepat u kthyen një orë prapa, duke shënuar “zyrtarisht” sezonin e dimrit. Por kjo e dielë e Tetorit mund të jetë hera e parafundit që detyrohemi të ndryshojëë orën. Vendet europiane duhet të vendosin deri në Prill për të pezulluar njëherë e mirë kalimin nga ora verore në atë dimërore dhe anasjalltas.

Ideja ka gjetur mbështetje të gjerë nga shumica e europianëve. Ka nga ana që mendojnë se me orën verore dita shijohet më shumë, sidomos në vendet e ftohta, ndërsa për disa të tjerë zgjimi i hershëm në dimër nuk është alternativa më e mirë, sidomos kur ke fëmijë. Edhe shqiptarët e shohin në mënyra të ndryshme këtë propozim.

Nëse do të pranohet rregulli i propozuar nga Komisioni Europian, ndryshimi i orës më 31 Mars 2019 do të jetë i fundit për shtetet që do të funksionojnë me orën verore, ndërsa vendet që dëshirojnë të kthehen përgjithmonë në orën dimërore do ta presin Tetorin e 2019-ës.

Tv Klan