Dendias do të takohet me Ramën për marrëveshjen detare
Në 20 Tetor kryediplomati grek Nikos Dendias do të vizitojë Tiranën për t’u takuar me Kryeministrin Rama që është njëherësh dhe homologu i tij në krye të Ministrisë së Jashtme.
Axhenda e takimeve të tjera që mund të ketë z. Dendias në vendin tonë është ende duke u hartuar nga protokollet e dy shteteve, por mësohet se arsye e vizitës është marrëveshjë detare.
Vetë Dendias në fundjave deklaroi se “zgjidha për Greqinë është përcaktimi i kufijve të shelfit kontinental për ndarjen e Zonave Ekskluzive Ekonomike, në bazë të ligjeve ndëkombëtare për vendet fqinje. Me Shqipërinë duam ta zgjidhim këtë pengesë të prapambetur sa më shpejtë të jetë e mundur”.
Tv Klan