Gjatë 48 orëve të fundit, policia ka vendosur 1435 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk mbanin maska kundër Covid.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 352 shtetas që udhëtonin me mjet pa vendosur maskën mbrojtëse, me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare, si dhe kanë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, 73 drejtues mjetesh që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 22:00.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e policisë, 15 shtetas që nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentin e identifikimit, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 2 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 49 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.
Duke filluar nga 11 Shkurti, orari i lejuar i lëvizjes për mjetet e këmbësorët dhe për zhvillimin e aktiviteteve të subjekteve do të jetë deri në 20:00. /tvklan.al