“Downtown One” është kulla më e lartë në vend dhe pa dyshim tërheq vëmendjen e të gjithë vizitorëve vendas, por dhe atyre të huaj. Vendosja e relievit të vendit në fasadën e ndërtesës është një ndër arkitekturat unike, e cila është aplikuar për herë të parë në Shqipëri, gjë që e bën këtë kullë shumë katëshe akoma dhe më të veçantë.

Këtë të shtunë emisioni “Me Çelësa në Derë” na merr me vete brenda kësaj ndërtese. Drejtori i shitjeve duke prezantuar një prej apartamenteve, tregon çdo facititet (të gjitha funksionet) që ofron përfshirë pamjen 360 gradë nga çdo cep i saj. Duke mos e komplikuar shumë ai shuan çdo kureshtje sa i përket dhe çmimit të apartamentit.

“Çmimi i këtij apartamenti është 775 mijë Euro. Është një çmim që kur e krahason me çfarë projekti të ofron jemi në vlera shumë të kënaqshme. Gjithashtu është një çmim në përshtatshmëri me tregun, zonën dhe vetë godinën ku apartamenti ndodhet.”/tvklan.al