Ndërsa Shqipëria po hyn në vitin e ri elektoral për zgjedhjet parlamentare dhe identifikimi elektronik i shtetasve është ndër pikat themelore të debatit politik, rreth 1 milion e 500 mijë shtetasve ju ka skaduar afati i kartave të identitetit.
Prej tyre 700 mijë vetë ende nuk kanë aplikuar, sipas zv/ministres së Brendshme Rovena Voda.
E njëjta situatë është edhe me 1 milion shtetas që u ka skaduar afati i përdorimit të pasaportës biometrike.
Në këto kushte qeveria me aktin normative ka propozuar në parlament shtyrje të afatit për aplikim për kartë identiteti dhe pasaportë biometrike përtej 31 Dhjetorit 2020. Sipas zv/ministres Voda, nuk pritet shtyrje tjetër.
Ndërkaq, shqiptarët nga mosha 75 vjeç e sipër nuk do të duhet të rinovojnë pasaportat dhe kartat e identitetit pasi do të jenë të vlefshme për aq kohë sa ata do të jetojnë.
Klan Plus