Titujt kryesorë 06 Qershor 2009, ora 19 30
Berisha në Berat: Boshti i jugut, kryeprojekti i mandatit të dytë
Kryeministri Berisha deklaroi në Berat, se ndërtimi i boshtit të jugut do të jetë kryeprojekti i infrastrukturës rrugore në mandatin e dytë të qeverisë së djathtë. Ai siguroi biznesin e vogël se nuk do të taksohet pa kriter nga vendorët.
Shqipëri-Portugali, Queiroz: Ja pse shqiptarët do të kërkojnë fitoren
Pas pak minutash kombëtarja shqiptare do të përballet me Portugalinë në “Qemal Stafa”, një ekip që kërkon fitoren për tu kualifikuar në botërorin e vitit 2010. Trajneri portugez jep arsyet pse kombëtarja jonë do të kërkoj fitoren.
Kartat, Nishani: Do t’i shpërndajmë brenda afateve
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, garantoi edhe njëherë, se qytetarët shqiptarë do të pajisen me letër njoftimet e reja brenda afateve. Ai njoftoi gjithashtu se zyrat e aplikimit, do të punojnë çdo ditë deri në orën 22.
Hapja e tunelit në Kalimash ul koston e udhëtimit Prishtinë-Tiranë
Agjensitë e udhëtimit në mbarë Kosovën, kanë nisur afishimin e tarifave të reja të udhëtimit drejt shqipërisë. Pas hapjes së tunelit të Kalimashit, me rrugën e re kostoja e udhëtimit është ulur plot 80%.
Gjenden në Atlantik trupat e avionit të rrëzuar “Air France”
Pas 6 ditë kërkimesh, forcat e specializuara të ajronautikës braziliane, kanë gjetur në oqeanin Atlantik trupat e pa jetë të disa pasagjerëve dhe pjesë nga avioni i rrëzuar. Mbeten ende mister shkaqet e rrëzimit.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 06 Qershor 2009, ora 19 30 – Spiker: Fjoralba Mishaxhi