Emisioni “Opinion” u fokusua mbrëmjen e sotme te rezultati i zgjedhjeve lokale për Bashkinë e Tiranës. Kjo maratonë vijon që prej mbrëmjes së 8 Majit dhe ka kaluar përmes tensioneve të vazhdueshme.
Rezultati përmbyllës i KZAZ-ve të Tiranës u rishqyrtua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili mbrëmjen e së hënës përfundoi numërimin e votave të hedhura gabimisht në rreth 100 kuti.
Nga momenti në moment, KQZ pritet të bëjë të ditur rezultatin përfundimtar të Tiranës. Ky rezultat më pas do të shqyrtohet edhe Kolegji Zgjedhor për të marrë formën e prerë se kush do të jetë kryetari i Bashkisë Tiranë.
Për të diskutuar mbi zgjedhjet lokale në Tiranë dhe në vend, në emisionin “Opinion” ishin të ftuar deputët e Partisë Demokratike Aldo Bumçi dhe Eduard Halimi përballë kryetarit të Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo dhe kryetari i PSV91 Petro Koçi./tvklan.al