Vapa çfarë nuk bën

Një grua u filmua duke ecur rrugëve në lindje të Londrës nudo, në një kohë kur Britania përballet me valën e të nxehtit. Këmbësorja duket se kishte gjetur një mënyrë tepër interesante për t’u freskuar në këtë mot përvëlues…

Në video ajo shfaqet duke ecur në rrugë, ndërkohë që veshur ka vetëm këpucë. Në një moment ajo i thërret një burri, ky i fundit i veshur, megjithatë nuk kuptohet se çfarë i thotë.

Videoja 10 sekondëshe u postua të mërkurën në Twitter. Ajo është parë më shumë se 150 mijë herë dhe është pëlqyer nga gati 2 mijë persona. Sigurisht komentet ishin nga më gazmoret. /tvklan.al