Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në kryeqytetin shqiptar nuk do të lejohen të ndërtohen ndërtesa më të larta se 9 kate. Këtë vendim e ka marrë gjatë një mbledhje Këshilli i Rregullimit të Territorit për Tiranën, i cili është kryesuar nga kryetari i bashkisë Edi Rama.

Edi Rama: “Duke u nisur nga prirja tashmë e pagëzuar dhe në KRT për uljen e masës së godinave të banimit, e përsërisë të banimit, deri në maksimumi 9 kate, do të stimulojmë ndjeshëm cilësinë e banimit, do të stimulojmë ndjeshëm cilësinë e ndërtimit”.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje Rama theksoi faktin e zbatimit rigoroz të lejeve të dhëna për firmat e ndërtimit, në mënyrë që këto të fundit të mos krijojnë mpakte të tjera negative në zonën përreth, duke përmendur dhe ndotjen e mjedisit. Gjatë mbledhjes u prezantua projekti i një blloku eksperimental banesash në zonën e Laprakës./tvklan.al