Nedim Bajrami vazhdon të shkëlqejë në Skoci me fanellën e Rangers. Fantazisti shqiptar, ishte sërish vendimtar për skuadrën e tij, këtë herë në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës.

Bajrami shënoi golin e dytë dhe të fitores për skuadrën e tij, në suksesin 2-1 ndaj Motherwell.

Lojtari kuqezi, shënoi në minutën e 81-të pas një kundërsulmi të shpejtë. Ky gol, i siguroi Rangers-it kualifikimin për në finalen e madhe te Kupës së Ligës, aty ku do të përballen me rivalët e përjetshëm të Celtic.

Për Bajramin ky është goli i tretë me fanellën e Rangers, pasi shënoi më parë në Europa League dhe në kampionat. /tvklan.al