Grumbullime qytetarësh në parqe, bare dhe autobusë
“Pak ditë më pare Komiteti Teknik i Ekspertëve ndaloi grumbullimin e mbi 10 personave në të njëjtin vend. Por ajo që ndodh në kryeqytet është krejt e kundërta. Mbi 10 persona qëndrojnë në të njëjtin vend duke rrezikuar përhapjen e Covid-19 në një kohë kur Shqipëria po shënon shifra të larta të të infektuarve, shumica e tyre në kryeqytet gjatë 24 orëve”.
Kjo situatë problematike nuk shihet vetëm në hapësira pushimi, por edhe në bare. Ku situata vijon të mbetet e njëjtë si para disa javësh. Tavolinat vijojnë të të jenë plot dhe afër njëra-tjetrës.
Ndërsa transporti publik, vijon të mbetet “bombë me sahat”. Në stacionet e autobusëve janë dhjetëra qytetarë që presin. Ndërsa brenda autobusëve nuk ka asnjë hapësirë. Madje udhëtarët mund të mbështeten edhe afër njëri-tjetrit.
Shqipëria shënon mbi 15 mijë të infektuar aktivë, ku afro gjysma e tyre janë në Tiranë. Ndonëse Komiteti Teknik i Ekspertëve mori masa kufizuese për baret dhe qytetaret pas orës 22:00, si dhe moslejimin e grumbullimeve dhe tubimet partiake, sërish qytetarët vijojnë të shkelin masat antiCovid duke rrezikuar që situata të përkeqësohet edhe më tej.
Tv Klan