Rubrika “Shihemi në gjyq” në Tv Klan solli ditën e sotme problemin e zonjës Manushaqe me pronën e saj në Peqin. Përballë saj në seancën e ndërmjetësimit ishte nusja e djalit të saj, Burbuqja.

Manushaqja pretendon se një pallat pa leje është bërë në kopshtin e shtëpisë së saj në vitin ’90, duke i bllokuar në këtë mënyrë hyrjen.

Pa asnjë zgjidhje vendosin të vijnë në Tiranë, ndërsa dy djemtë shkojnë në Itali, për të punuar dhe ndihmuar ekonomikisht familjen.

Eni Çobani: Si është problemi Manushaqe?

Manushaqe:  Unë bleva shtëpinë e Hamit Godellit, bëra një shtëpi me gurë dhe me baltë. Burri mësues 46 vjet, 15 vjet ka punuar në Këshillin e Rrethit. Si nuk mori dy lekë ai moj zonja ime, kur shokët e tij bënë vila, bënë dyqane, i bënë të gjitha. Edhe u ngrit pronari i tokës në vitin 90’ zuri vendin aty, mua pallatin ma la shteti, i kam me letra, me të gjitha të regjistruara. Na nxorri ne dhe gjithë pallatin dhe tha ja ku e keni. Dakord tha Hilmiu. Dhe ti më tha mua futu brenda se të çoj në Shpat të Mirditës.

Eni Çobani: Të tha burri?

Manushaqe: Po më tha mua futu brenda se mirë jemi këtu, se dhe pallati u bë në kopshtin tim moj zonja Eni, u bë dhe asnjë lekë. Në ’90 demokracia, kush mori pronat e veta, kur pa burri dhe tha ç’po bëhet kështu? Ai i kishte krahët e ngrohtë, ai që vuri pallatin, vuri policin 24 orë, deri sa ngriti murin.

Eni Çobani: Atëherë ai ju pengon ju hyrjen në banesën që keni patur?

Manushaqe: Po na pengonte hyrjen!

Eni Çobani: Që nga ai moment, ju ku banuat zonja Manushaqe?

Manushaqe: Aty banonim ne, 25 vjet. Mbas 2000 kemi ardhur në Tiranë.

Eni Çobani: Pra keni gati 20 vjet që qëndroni në Tiranë tani?

Manushaqe: Po. Më kanë ikur fëmijët 15 vjeç, me gomone në Itali.

Eni Çobani: Ju erdhët në Tiranë, e latë Peqinin?

Manushaqe: Po blemë një shtëpi. Çuni më tha mami s’ka më punë në Itali. Hajde i thashë se u bëre 40 vjeç, kur do martohesh ti? Hajde thashë të të martoj nëna. Se thoshte daja im një gjë të madhe. Kush është më e shtrenjtë pasuria apo fëmija? Është fëmija në radhë të parë pastaj pasuria.

Eni Çobani: Dhe i martove djemtë apo jo?

Manushaqe: I martova djemtë, morën dhe nuset! /tvklan.al