Disa ditë më parë Robert dhe Patris Berisha ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë nënën. Ata e kanë bërë të ditur këtë lajm të trishtë përmes postimeve në rrjetet spociale.
“Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shumë, po e la me kaq”, ishin fjalët e Robertit për nënën e tij Teuta.

Së fundmi Roberti ka publikuar në Instatory një këngë dedikuar nënës së tij “Ktheu Teuta” që është kompozuar nga babai i tij dhe është kënduar nga Robert Laci.

Pas kësaj këngë ai ka publikuar dhe një thënie domethënëse dhe mjaft prekëse për nënën e tij.
“Nënat nuk shkojnë në parajsë kur vdesin. Ato marrin një leje speciale nga Zoti për të qëndruar pak më gjatë rrotull dhe për të parë fëmijët e tyre, pa pasur rëndësi se çfarë ka ndodhur mes tyre në jetën e tyre të shkurtër të vdekshme”.

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, i ftuar para disa muajsh Robert Berisha ka treguar se mamaja e tij vuante nga kanceri ku kishte bërë dhe një ndërhyrje kirurgjikale shumë të rëndë para 5 vitesh, në kohën kur lindi Renee, vajza e tij dhe Nora Istrefit. Ai shprehej se ishte më mirë dhe vazhdonte terapitë. Më tej Roberti ka treguar se e kishte mposhtur këtë sëmundje të keqe, por vuante nga bipolariteti. /tvklan.al