Klubet shqiptare kanë bërë lëvizjet e fundit në merkaton, e cila u mbyll mbrëmjen e 21 Janarit.
Në limite, Partizani njoftoi rikthimin e mbrojtësit të majtë, David Atanaskoski. Futbollisti 28-vjeçar u largua nga të kuqtë në verë, duke u transferuar në Rumani, por aventura aty zgjati shumë pak dhe klubi ka vendosur ta rikthejë, pas problemeve në prapavijë.
Rikthim të rëndësishëm ka njoftuar edhe Teuta. Klubi durrsak ka firmosur me sulmuesin Dejvid Kapllani. Rikthim në shtëpi për 23-vjeçarin, që ka dalë nga skuadra bregdetare.
Skënderbeu afroi nga Teuta sulmuesin egjiptian, Saleh Nasr. Korçarët kanë pasur probleme të shumta në repartin e avancuar dhe Nasr shihet si afrim i rëndësishëm.