Më 17 Dhjetor të vitit që sapo lamë pas, pritjeve dhe lutjeve të një çifti u erdhi fundi. Nëpërmjet riprodhimit të asistuar, ata u bënë prindër. Erida ishte një grua e cila për një dekadë priste që të bekohej me një fëmijë, por faktorët biologjikë nuk ishin në anën e saj.

Nëpërmjet procesit in vitro në maternitetin “Koço Gliozheni” ajo u bë nënë e një vajze. Nuk e humbi kurrë shpresën dhe dëshira e madhe e saj për të pasur një fëmijë u realizua. Në sajë të mjekësisë ajo mundi që në 17 Dhjetor të mbante në krahë vajzën e saj Sorejan.

Në programin “Rudina” në Tv me zërin e Sorejas së vogël në sfond, nëpërmjet një video-mesazhi Erida ndau pak nga emocionet e saj duke shprehur fjalët më të përzemërta për dy mjekët që e asistuan, Genci Hyskan dhe Orion Gliozhenin.

“Përshëndetje Rudina! Përshëndetje të gjithëve! Unë jam mami Erida, jam mami më e lumtur në botë. Pas një dekade unë ia dola. Ia dola që të kem Sorejan në krah, kjo falë punës së maternitetit “Koço Gliozheni” dhe punës së dy njerëzve që ju keni sot atje në studio. Unë dua që t’i shpreh falenderimet profesorit për punën e palodhshme dhe të jashtëzakonshme që ka bërë për infertilitetin ndaj meje. Gjithashtu dua të falenderoj dhe drejtorin e maternitetit “Koço Gliozheni”, doktor Gencin dhe stafin e tij të cilët padiskutim janë më të mirët. Kjo falë besimit të atyre që unë ia dola. Ia dola që ta kem Sorenë sot në krah. Unë dhe Soreja ju kemi shumë xhan”, tha mes emocionesh Erida./tvklan.al