Gjermania duhet t’i ofrojë nënshtetësi të rinjve britanikë që jetojnë në këtë vend, duke qenë se pjesa më e madhe e atyre që votuan pro daljes nga Bashkimi Europian ishte mosha e tretë.
Kjo deklaratë vjen nga zv/kancelari gjerman, Sigmar Gabriel.
Duke folur në një takim të Partisë Social Demokrate në Berlin, Gabriel, i cili mban gjithashtu postin e Ministrit të Ekonomisë, tha se referendumi i Mbretërisë së Bashkuar është një arsye më shumë për të ndryshuar rregullat sa i përket dy nënshtetësive në Gjermani.
“Le t’ia ofrojmë të rinjve britanikë që jetojnë në Gjermni, Itali apo Francë, që ata të kenë mundësinë të vijojnë të jenë shtetas të Bashkimit Europian”,
deklaroi Gabriel.
Ligji në Gjermani përcakton se, për të aplikuar për nënshtetësi, duhet të heqësh dorë nga e vjetra. Por referendumi i muajit të shkuar në Britani, që e ndau vendin sa i përket zonave dhe moshës, përbën një arsye të mirë për të konsideruar nënshtesinë rast pas rasti,
tha më tej ministri.