Nis nga sot një eksperiencë e re për konsumatorin fierak dhe gjithashtu një rrugëtim i ri për Neptun.
Rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në vend prezantoi sot Neptun-in e së ardhmes, fillimisht në Fier për t’u zgjeruar më pas edhe në të gjithë rrjetin prej 30 dyqanesh, me qëllimin për t’i ofruar konsumatorit shqiptar një eksperiencë të unifikuar për kryerjen e blerjeve të tyre.
“Qëllimi kryesor i këtij koncepti është të nxisë dhe përmirësojë eksperiencën omnichannel për konsumatorin fundor. Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme për ne. Që dyqanet tona fizike të ofrojnë gjithçka duhet që konsumatorët të kryejnë transaksionet e tyre. Ajo që do bëjmë tani e tutje, është që të implementojmë këtë koncept edhe më tej, në të gjitha rimodelimet e dyqaneve që po planifikojmë, dhe jo vetëm në Shqipëri, por dhe në shtetet e tjera në të cilat ne operojmë”, tha Alexandros Kosenas.
Neptuni i të ardhmes mbështetet fort në teknologji për të krijuar përvoja unike për blerësit, duke iu servirur atyre oferta të dedikuara, duke kursyer kohë për çdo transaksion si dhe duke ofruar ndihmë të posaçme dhe të vazhdueshme që gjithsecili të bëjë zgjedhjen e duhur për të.
Koncepti i ri sjell gjithashtu një pamje moderne dhe të re, ku rrugëtimi i konsumatorit brenda hapësirës së dyqanit është rezultat i ekspertizës britanike me të cilët Neptun ka bashkëpunuar për këtë koncept.
Për të gjithë ju që jeni kuriozë ta shikoni nga afër, Neptun ju fton të vizitoni Neptunin e të ardhmes në qytetin e Fierit, në qendrën Gold, dhe të përfitoni nga një eksperiencë inovative që Neptun është i lumtur të servirë për konsumatorët shqiptarë.
Tv Klan