Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Alenacisti Neritan Ceka nuk komenton raportin e OSBE-së, por i përgjigjet ambasadorit Lipponen, i cili përpara largimit tha, se Neritan Ceka bënë komente raciste, madje me një sfond stalinist. Shprehjet për Afrikën, eskimezët, kryepleqtë e fshatrave etj, nuk më fyejnë, por do të isha i interesuar të shihja se sa vota do të marrë, tha Lipponen.

Ndaj komenteve historike të deputetit Ceka, Lipponen u përgjigj me shprehjen e njohur popullore, “qentë le të lehin, karvani të ec përpara”. Ndaj kësaj deklarate, mjaft i ashpër është treguar dhe aleati i socialistëve për ambasadorin e OSBE-së.

Neritan Ceka: “Kjo tregon që zoti Lipponen nuk mbush mirë, përveç asaj shton në këtë listën e stalinistëve, shton edhe zotin Dule, natyrisht duhet të shtohej dhe zoti Nard Ndoka, që ka pasur të njëjtin mendim në parlament, për të mos përmendur Tritan Shehun dhe një radhë njerëzish, të cilët dihet që kanë qenë ani-stalinistë, në vitet më të vështira. Nuk kam ndonjë konflikt personal me zotin Lipponen, kam pas shumë pak raste t’a takojë dhe çështjet i kemi në parim, nuk i kemi në simpatitë, ose antipatitë personale. Mbetet që t’i urojë udhë të mbarë zotit Lipponen edhe duke theksuar edhe njëherë që aktiviteti i tij ka qenë në kundërshtim të hapur me principet e OSBE-së dhe me dëshirën e popullit shqiptar dhe klasës politike për të ndërtuar institucione të karakterit evropian në Shqipëri. Përndryshe zoti Lipponen do të na thonte se në ç’vend të Europës komisionet qoftë në bazë apo KQZ përbëhen nga dy parti dhe në ç’vend të Europës janë partitë politike që numërojnë votat e zgjedhësve.”/tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj