Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Aleancisti Neritan Ceka kërkon përfshirje më të gjerë të partisë së tij në qeveri. Sipas tij, kryeministri Nano është ende në kohë për të bërë ndryshime në kabinetin e tij, gjatë vitit elektoral, për ndryshe do të rishikohet statusi i aleatëve të PS, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Neritan Ceka: “Mendoj që janë dy argumente, njëri është i koezionit të koalicionit i cili e kam thënë gjithmonë që duhet të bazuar në realitetin e sotëm, jo në realitetin e vitit 2001. Përmasa më e afërme është ajo e 12 Tetorit, ku i gjithë koalicioni fiton mbi 50%, po sot Partia Socialiste është tek 34%, pra një forcë që ka 34% të votave, nuk mund të mbajë 100% të qeverisë. Së dyti është imazhi që duhet të kemi në vitin 2005, me imazhin e kësaj qeverie natyrisht që nuk mund të shkojmë në vitin 2005, ka ministra që s’thonë asgjë, nuk përfaqësojnë asgjë, nuk i thonë asgjë popullit shqiptar dhe që nuk i njeh askush. Pra në qoftë se opozita po përgatitet seriozisht për këto zgjedhje për një sfidë ndaj koalicionit, koalicioni nuk mund të dali vetëm me flamurin kuq me trëndafila ose me karafil”./tvklan.al
Gazetare – Arta Tozaj