Ndryshimi i kodit elektoral, një kusht ky i vene tashme ne adrese te kryeministrit Berisha nga Lëvizja Socialiste për Integrim ka hapur oreksin e te vegjëlve qe mbeten jashtë dyerve te parlamentit katër vitet ne vijim.

Deklarata vjen nga kreu i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, një prej aleateve te selisë blu ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit.

Sipas zotit Ceka ndryshimi qe pësoi kodi dhe aplikimi i sistemit proporcional rajonal nuk arriti dot te garantoje stabilitet brenda maxhorancës.

Neritan Ceka: “Nuk u arrit synimi i qeverisjes nga një parti e vetme dhe brenda bllokut. Më i mirë ishte sistemi qe kishim në qoftë se zbatohet në mënyrë korrekte, sepse jep mundësi për stabilitet politik, pra forcës së madhe, forcës së parë kryesore i jep një maxhorancë, sepse 100 deputet dilnin nga mazhoritarët. Por i jep mundësi pastaj korrektimin proporcional dhe për partitë e vogla, qoftë dhe brenda partive të mëdha”.

Por ndryshe nga LSI-ja, e cila ka vendosur si kusht kryesor për pjesëmarrjen në koalicionin qeverisës, atë për përfshirjen e saj në KQZ, duke garantuar në këtë mënyrë një anëtar në institucionin përgjegjës të organizimit të zgjedhjeve si dhe në komisionet zgjedhore të niveleve të dyta e të treta, Zoti Ceka ndan një tjetër qëndrim. Sipas tij administrimi i votës duhet të depolitizohet. 

Neritan Ceka: “Duhet të largohemi njëherë e mirë nga numërimi partiak dhe menaxhimi partiak. Jemi i vetmi vend në Evropë që vazhdojmë me partiakë dhe nuk po zëmë mend se sa herë që bënë votime, ata na i prishin zgjedhjet. Kemi mënyrën për të futur ose “eksuficio” do të thotë që nga zyrat ku janë, personalisht do jepja dhe Ministrisë së Brendshme. Megjithatë ka dhe sisteme tjera që mund t’i marri, mund të merren nga gjykatës edhe noterë, pra sistem gjyqësor t’i numërojë votat, qoftë edhe sistemi gjyqësor, plus vullnetar ose plus student”.

Rikthimi në qendër të diskutimeve politike për ndryshimet në kodin e ri elektoral, erdhi pas qëndrimit të LSI-së drejtuar kreut të qeverisë, kundër të tjera kërkoi dhe korrektimin kombëtar të sistemit të zgjedhjeve.

Por këto ndryshime në kod kërkojnë 84 vota, ndërkohë që përfaqësuesja socialiste në KQZ zonja Dëshira Subashi, në një intervistë dhënë për shtypin e shkruar pak ditë më parë i ka cilësuar ato si të nxituara./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro