Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Deputeti Nikollë Lesi i ka kërkuar komisionit kuvendor për Rendin dhe SHISH, të sqarojë nëse përbën shkelje ligji shkresa e kryeministrit drejtuar shërbimit sekret, ku kërkohej urgjent dosja e Xhoana Nanos.
Kërkesa e kryeministrit është formuluar në Tetor të vitit 2002, përpara se zonja Xhoana të bëhej bashkëshortja e tij dhe menjëherë pas disa shkrimesh dhe emisioneve, ku hidheshin dyshime se Xhona Nano është një agjente e shërbimit sekret grek.
Neritan Ceka: “Është një kërkesë të cilën komisioni do ta shqyrtojë, se sot ka ardhur për herë të parë, do i kërkojmë shërbime këtij shërbimi, në lidhje me zbatimin e ligjshmërisë, por unë mendojë se këtu kemi të bëjmë me diçka normale, sepse sipas ligjit, kryeministri kërkon informacione nga shërbimi informativ për të gjithë rrethin e bashkëpunëtorëve të tij. Për ata që do të bëjë ministra për ata që do të jenë kryetarë doganash, këshilltarët e tij e kështu me radhë dhe më duket më se normale që të kërkojë këtë informacion dhe mbi gruan e tij të ardhshme, sepse nuk është vetëm një çështje personale, kur një kryeministër martohet, por është një çështje shtetërore. Megjithatë, ky është një opinion, nuk është i pasqyruar në ligj deh komisioni do të kërkojë shpjegimet e duhura.”
Në një deklaratë të publikuar nga zëdhënësi i SHISH, thuhet se SHISH nuk zotëron asnjë fakt, informacion apo të dhënë, se Xhoana Nano ka qenë agjente greke./tvklan.al