Sot në “Shije Shtëpie” në Tv Klan ishte e ftuar fizioterapistja Majlinda Koça.

Ajo foli mbi shkaqet e dhimbjes së kokës, të cilat jo gjithnjë vijnë nga qëndrimi i gjatë përpara pajisjeve teknologjike apo pagjumësisë. Disa prej tyre vazhdojnë për një kohë të gjatë ose janë tregues të një problemi tjetër në organizëm, ndaj mos i anashkaloni me një medikament të zakonshëm.

Stresi

Majlinda Koça: Stresi është një nga shkaqet e dhimbjes së vazhdueshme së kokës që vazhdon për ditë me radhë. Stresi akumulon ndjenjat në kokë duke i kthyer ato në dhimbje konstante.

Aparati tretës

Majlinda Koça: Dhimbja e kokës mund të lidhet me problemet e aparatit tretës, stomakun, zorrën e trashë.

Problemet optike

Majlinda Koça: Njerëzit që mbajnë syze apo lente dhe se kanë probleme me përqendrimin iu krijon problemin e dhimbjes së kokës. Është çështje përqendrimi, tkurren muskujt.

Menstruacionet

Majlinda Koça: Menstruacionet, gratë kanë probleme me migrenën për shkak të presionit të gjakut në trupin  e gruas. Lidhet me dhimbjen e kokës, madje ndodh 2-3 para apo pasi gruaja ka kryer menstruacionet.

Aromat e rënda

Majlinda Koça: Aromat e rënda shkaktojnë dhimbje koke, jo vetëm parfumet por edhe ushqimet, bimët esenciale, cigarja mund të shkaktojnë këtë lloj problemi. Shumë individë e kanë problem aromën e cigares, kur hyjnë në një ambient ku konsumohet cigarja, iu krijon menjëherë dhimbje koke.

Qëndrimi para kompjuterit, puna ulur

Majlinda Koça: Qëndrimi para kompjuterit, kuptohet, duhet të fokusohemi sepse shpatullat janë të mbledhura, qafa qëndron shumë keq dhe krijon dhimbjen kronike. Mundësisht të qëndrojmë sa më drejt ose të bëjmë pushime çdo një orë, të drejtojmë pak qafën, të bëjmë disa lëvizje djathtas majtas që sforcoja të mos shkojë vetëm te qafa.

Mungesa e gjumit

Majlinda Koça: Kur keni kaluar një natë të lodhshme, kur thuhet që “e keni gdhirë” dhe ditën tjetër nuk bëni dot asgjë? Orët e natës janë të domosdoshme për pushimin e trupit dhe trurit pasi edhe oksigjeni është më i pastër, nuk kemi qarkullimin e makinave, tymrat, ndaj mungesa e gjumit sjell dhimbje koke. Ata që kanë mungesë gjumi për një kohë të gjatë kanë dhimbje koke të vazhdueshme.

Tensioni i lartë

Majlinda Koça: Tensioni i lartë, nga pulsimi i lartë i qarkullimit të gjakut në tru, shkarkon direkt te truri i vogël dhe si pasojë kemi dhimbje të mëdha koke./tvklan.al