Lajme Arkiva – TV Klan 2004

61 mijë nxënës do të ulen nesër për herë të parë në bankat e shkollës. Dita e nesërme do të shënojë fillimin e viti të ri shkollorë për rreth 760 mijë fëmijë të kopshteve dhe nxënës në shkollat publike dhe private. Sipas ministrit të arsimit, ky vit shkollor do të jetë edhe fillimi i zbatimit të strategjisë kombëtare të arsimit parauniversitar 2004-2015, që do të sjellë sipas Memushit dhe reformimin e këtij sistemi shkollor.

Në përshëndetjen e tij të përvitshme, një ditë përpara fillimit të shkollës, ministri Memushi ka deklaruar, se gjithçka është gati në të gjitha shkollat dhe kopshtet e vendit. Por edhe këtë vit, në shumë shkolla do të vazhdojë mësimi me dy apo tre turne, pasi rikonstruktimi i tyre nuk ka nisur në kohë.

Luan Memushi: “Viti i ri shkollor 2004-2005, kërkon më shumë angazhim dhe përgjegjësi nga të gjithë. Të nderuar kolegë mësues dhe profesorë, ju urojë të gjithëve gëzuar vitin e ri shkollor 2004-2005!”/tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka