Këtë të diel akrepat e orës do të ndryshojnë, duke u shtyrë me 60 minuta mbrapa. Ndryshimi ndodh duke u gdhirë e diela, në orën 03:00 të mëngjesit. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.

Ky fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të Tetorit dhe në të dielën e fundit të Marsit, kohë kur ora shkon para. Kjo ndoshta mund të jetë hera e fundit që ora ndryshohet. Pas shumë dekadash Bashkimi Europian pritet që të marrë një vendim historik për mosndryshimin e orës dimërore. Nëse miratohet që ora të mosndryshojë vendimi do të hyjë në fuqi në Tetor të vitit 2019.

Ndryshimi i orës në Europë ka nisur vite më parë dhe është jo i njëtrajtshëm. Ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974.  Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Tv Klan