Marrëveshja e armëpushimit Izrael- Hamas hyn në fuqi në orën 08:30 me orën lokale.

Ne i këshillojmë vëllezërit tanë të marrin masa paraprake, të tregojne kujdesin më të madh dhe të presin udhëzimet nga burime zyrtare,” ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit Majed al-Ansari.  

Në një postim në rrjetin social X, ushtria izraelite ka njoftuar se po përgatitet për realizuar shkëmbimin e të burgosurve. Te këta të fundit është i fokusuar edhe Hamasi i cili në një deklaratë ka sqaruar mekanizmin e kthimit të pengjeve ku faza e parë nis ditën e nesërme.

Grupi militant sqaron se lirimi i robërve izraelit varet nga numri i të të burgosurve palestinëve që Izraeli pranon të lirojë.

Lista e të burgosurve palestinezë që do të lirohen në çdo fazë do të dalë një ditë përpara se të realizohet operacioni. Më shumë se 1,000 të burgosur palestinezë pritet të shkëmbehen për 33 robër izraelitë gjatë fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit. Megjithatë, numri i saktë i të burgosurve që lirohen është i paqartë.

Ndërkohë, vazhdojnë sulmet izraelite në kampin Nuseirat ku kanë mbetur qindra të plagosur nga goditjet me dron. Mediat e huaja raportojnë se janë shënuar të paktën 130 viktima.

Në përditësimin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza rezulton se numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës është rritur në 46,899. Ndërsa OKB është gati të rrisë ndihmën humanitare për Gazën gjatë armëpushimit.

Kabineti izraelit miratoi të premten marrëveshjen me grupin militant palestinez duke i dhënë fund sulmit që filloi më 7 Tetor 2023. Nëse rezulton me sukses, armëpushimi shihet edhe si një mundësi për të lehtësuar armiqësitë në Lindjen e Mesme.

Klan News