Zyra e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje përfundimtare për lirimin e pengjeve. Kabineti shtyu votimin për miratimin e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, duke akuzuar Hamasin se kërkon ndryshime në minutën e fundit në marrëveshje.
Kryeministri izraelit ka urdhëruar kabinetin e sigurisë dhe qeverinë që të mblidhet sërish këtë të premte për të miratuar marrëveshjen. Përfaqësuesit e Izraelit, Hamasit, Shteteve të Bashkuara dhe Katarit kanë nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen në Doha, raportojnë mediat izraelite.
Kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani tha se marrëveshja do të hyjë në fuqi të dielën, në pritje të miratimit të kabinetit izraelit. Në atë kohë, Netanyahu tha se detajet përfundimtare të marrëveshjes ishin ende duke u përfunduar dhe falenderoi Biden.
Ndërkaq dy ministra të krahut të djathtë, Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich, të cilët të dy kundërshtojnë marrëveshjen, kanë thënë se do të japin dorëheqjen në shenjë proteste. Smotrich ka kërkuar garanci nga Netanyahu se Izraeli do të kthehet në luftë pas fazës së parë të marrëveshjes.
Por ata kanë sinjalizuar se nuk do të bashkohen me opozitën për të rrëzuar qeverinë.
Por edhe pse shumë palestinezë dhe familje të pengjeve izraelite festuan lajmin e armëpushimit pasi u shpall për herë të pare, lufta në terren në Gaza nuk u ndërpre, me sulmet izraelite që vranë më shumë se 80 njerëz, mes tyre 21 fëmijë dhe 25 gra që nga shpallja e marrëveshjes.
Klan News