Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në hotel Tirana, nesër paradite do të mblidhet tryeza e partive parlamentare për të gjetur konsensusin për Komisionin Qendror Zgjedhor dhe zonat e reja elektorale. Partitë e pozitës dhe opozitës, do të përfaqësohen me kryetarët e grupeve parlamentare dhe sekretarët e përgjithshëm. 24 orë përpara kësaj tryeze partiake, opozita ka kritikuar veprimet e KLD-së, për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të KQZ.

Sipas demokratëve dhe republikanëve, KQZ duhet të formulohet në bazë të propozimeve të partive politike, drejtuar Presidentit, Parlamentit dhe KLD. Sipas kryerepublikanit Mediu, tre anëtarë duhet të propozohen nga opozita, tre anëtarë nga pozita, ndërsa anëtarin e 7 të KQZ, duhet ta zgjedh Avokati i Popullit. Lëshimi i parë, që do t’i bëjë mazhoranca opozitës, ka të bëjë me komisionet zonale të votimit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame