Tanimë Donald Trump ka shpallur fitoren e tij si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Liderëve botërorë që e urojnë për këtë triumf, iu bashkohet edhe kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu.

“Urime për rikthimin më të jashtëzakonshëm historik! Rikthimi juaj në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe qëndrueshmërinë e fuqishme të aleancës sonë.”

“Është fitore e madhe!”, shton ai.

Edhe për kryeministrin hungarez Viktor Orban, kjo fitore i duhej botës duke e quajtur “rikthim historik në politikën amerikane”.

/tvklan.al