Ditët në vijim Izraeli do të diskutojë propozimet e armëpushimit për Libanin. Kështu ka deklaruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa Uashingtoni paralajmëroi se përshkallëzimi i mëtejshëm do ta vështirësonte kthimin e civilëve nga të dyja palët. Sipas tij ofensiva do të vazhdojë pavarësisht presionit ndërkombëtar për armëpushim.
Ndërkaq grupi militant Hezbollah hodhi një breshëri raketash drejt qyteteve Haifa dhe Krayot. Ushtria izraelite njoftoi se disa raketa u shkatërruan në ajër, ndërsa të tjera ranë në zona të hapura pranë qytetit, por pa shkaktuar dëme. Si kundërpërgjigje ushtria izraelite kreu dhjetëra sulme kundër objekteve të infrastrukturës së Hezbollahut në Libanin jugor.
Ndërkaq tanke të shumta izraelite u vendosën në veri të vendit përpara çdo operacioni të mundshëm tokësor ndërkufitar në Liban. Zyrtarët libanezë thonë se më shumë se 700 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite që nga e hëna.
Klan News