Manuel Neuer pritet të jetë pjesë e Bayern Munich edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve nga Gjermania, klubi dhe portieri janë në rrugën e duhur për rinovimin e kontratës.

Marrëveshja duket afër dhe 38-vjeçari do të firmosë një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Neuer është futur në sezonin e fundit të kontratës së tij me Bayern-in, por palët do të zgjasin bashkëpunimin edhe për një vit tjetër, çka do të thotë se portieri do të jetë pjesë e gjermanëve edhe për sezonin e ardhshëm.

Neuer është pjesë e Bayern Munich nga vitit 2011, ndërsa numëron 540 ndeshje me fanellën e rekordmenëve gjermanë. /tvklan.al