Situata e ndërlikuar e Jose Mourinho ka shtuar zërat rreth të ardhmes së tij. Portugezi nuk po përjeton një moment të mirë te Fenerbahce, pasi ka qenë shpesh kundër vendimeve të gjyqtarëve dhe kjo po e shtyn gjithnjë e më larg Turqisë.
Për këtë fakt janë të sigurtë edhe në Angli, me mediat e gadishullit që kanë identifikuar edhe hapin e radhës së teknikut.
Duke iu referuar “The Guardian” në gjurmët e tij është vënë Newcastle. Eddie Howe duket se i ka ditët e numëruara te bardhezinjtë, me Mourinhon që shihet si pasues i tij te “qymyrxhinjtë”. Në fakt, 61-vjeçari është shprehur shpesh se nëse largohet nga Turqia do të firmos në Premier League.
Jose Mourinho është jo pak i njohur në futbollin anglez, teksa ka drejtuar ekipe si Chelsea, Manchester United dhe Tottenham.
Klan News