Jose Mourinho, pësoi humbjen e parë në Turqi, në stolin e Fenerbahce-s.

Tekniku portugezi, humbi në derbin e Stambollit ndaj Galatasaray-t, në një sfidë që la shije të hidhur te “The Special One”.

Sipas asaj që raportohet nga Turqia, Mourinho ishte i ashpër me lojtarët e tij pas humbjes, kryesisht për lojën e zhvilluar.

“Kam ardhur këtu për të qenë kampion. Nëse shoh një lojë si kjo përsëri, unë do të largohet nga drejtimi i skuadrës”, ishin fjalët e Mourinho-s ndaj skuadrës.

Humbja ndaj Galatasaray-t, e mban Fenerbahce-n në vendin e dytë në renditje me 13 pikë, 5 më pak se vendi i parë, që mbahet nga rivalët e qytetit. /tvklan.al