Jose Mourinho mund të rikthehet të drejtojë në Premier League. Sipas “The Guardian”, trajneri portugez synon të marrë drejtimin e skuadrës së Newcastle.

“The Special One” me shumë mundësi do të largohet nga Fenerbahce në fund të sezonit, por ekziston edhe mundësia që të mbyllë bashkëpunimin më herët.

Thuhet se Mourinho është në bisedime te drejtues të klubit anglez dhe dëshiron të rikthehet në Premier League.

Dëshira e 61-vjeçarit është të pasojë në stolin e Newcastle, Eddie Howe, i cili përflitet për tu larguar. Mourinho e njeh mirë kampionatin anglez, pasi në të kaluarën ka drejtuar aty ekipe si Chelsea, Manchester United dhe Tottenham. /tvklan.al