Nga 14 Qershori në ekranin e Tv Klan vjen spektakli i sportit, nën drejtimin e Marina Vjollcës. Përmes një interviste për gazetarin Besard Jacaj, moderatorja zbuloi pak për netët Live, të cilat mezi po i presin të gjithë. Për rikthimin e saj te “dashuria e vjetër” që është futbolli, Marina tha se tashmë “ndihet si në shtëpi”.
“Kanë qenë kohë shumë të ngarkuara sepse po merresha me projekte të tjera që shumë shpejt do lancohen. Di të them që kam gjetur kohë për gjithçka. Kanë kaluar 8 apo 9 vite që kur shkëputa pjesën e karrierës time sportive. Kuptoj që paska qenë një dashuri që nuk shkëputet prej meje. Me shumë kënaqësi do jem për një muaj në ekran, çdo mbrëmje.”
Futboll dhe spektakël?
“Tv Klan jep ekskluzivisht të gjitha ndeshjet e kampionatit, e dyta kemi Shqipërinë dhe jemi të gjtihë të përfshirë emocionalisht. Do kemi EuroZone, ndërsa mbrëmja do jetë një spektakël. Nuk do kenë mundësi ta ndjekin vetëm ata që duan sportin, por të gjithë! Nga fëmijët, te gocat… Kombëtarja, na bën të kemi atë tifozllëkun, duam apo s’duam do bëhemi pjesë. Do mbulojmë anën sportive me lidhje direkte, do kemi analistë, emrat më të njohur të futbollit. Do kemi dhe spektaklin që do të jetë i paimagjinueshëm”, u shpreh moderatorja.
Rikujtojmë se të gjitha sfidat e Euro 2024 do të transmetohen në Tv Klan.
/tvklan.al