Konfirmohen 3 rastet e para, goditje për vaksinën

Që nga koronavirusi mund të infektohesh për së dyti, kjo tashmë mbështetet në fakte shkencore. Shkencëtarët kanë bërë dokumentimet e para të rasteve të riinfektimit të tre të shëruarve. Rasti i parë është në Hong Kong, ndërsa dy të tjerët në  Europë, saktësisht në Belgjikë dhe Holandë.

Në rastin e Belgjikës bëhet fjalë për një 50-vjeçare, e cila kishte zhvilluar shumë pak antitrupa nga infeksioni i parë, edhe pse simptomat i kishte të pakta. Infeksionin e parë e kishte marrë në Mars, ndërsa të dytin në Qershor.

Shkencëtarët aktualisht po studiojnë shkaqet e riinfektimit për të përcaktuar me saktësi nëse kjo shkaktohet nga ndryshimi i vazhdueshëm i formës së virusit apo nga një sistem i dobët imunitar. Në disa teste gjenetike që janë kryer ka rezultuar se një pacient në Belgjikë ka qenë i prekur nga forma të ndryshme të virusit.

Nëse faktohet që virusi ndryshon formë vazhdimisht, kjo do të thotë se beteja kundër Covid-19 do të jetë e gjatë, pasi vaksina nuk do të mund të krijojë mbrojtje afatgjatë. Në këtë rast, vaksinat duhen përmirësuar dhe injektuar në mënyrë periodike. 

Tv Klan