Salvatore Mete është artisti italian nga Kalabria i cili konkurron në spektaklin e “X Factor Albania”. Ai zgjodhi vendin tonë për të promovuar talentin e tij në muzikë. Si pjesë e grupit “miks” me mentor Young Zerkën ai ka dhënë spektakël në këto pesë netët live të X Factor.

I ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan ai tregon se ka që në vegjëli që këndon. Pasioni i tij është muzika. Një postim në rrjetet sociale bëri që Salvatore të vazhdonte eksperiencën e tij në muzikë jashtë kufijve të Italisë.

Profesioni i tij është hair-style, e ndërkohë muzika e solli në një vend si Shqipëria, duke e bërë që të njihte më shumë njerëzit dhe kulturën e vendit tonë. Pavarësisht theksit dhe problemeve të gjuhës, ai ka zgjedhur në të performojë në skenë dhe këngë shqip.

“X Factor-in” e cilëson si një spektakël me një nivel ndërkombëtar i cili ka ofruar mundësinë për të takuar dhe njohur më shumë kulturën shqiptare. E ndërkohë i gjendur përballë pyetjes nëse do të preferonte të jetonte në Shqipëri, Salvatore nuk mohon dëshirën e madhe për të vazhduar jetën dhe aktivitetin e tij muzikor në vendin tonë./tvklan.al