Truri i të porsalindurve është në gjendje të procesojë informacione të nuhatjes që në muajin e parë të jetës. Perceptorët zgjohen nga aromat e ëmbla sikurse dhe nga ato të pakëndshme. Kjo i jep mundësinë bebeve që të aktivizojnë sjellje shumë të rëndësishme që t’i përshtaten mjedisit si përshembull ushqyerja, edhe pse ky mekanizëm ende nuk është shumë i qartë.

Për të kuptuar më shumë, kërkuesit po studiojnë në rezonancë magnetike funksionale aktivitetin cerebral të të porsalindurve me aroma të këndshme dhe të pakëndshme.

Të dhënat e mbledhura treguan se aromat ndezin zona disa zona të trurit, dhe nuhatja është mjaft e rëndësishme, dhe ndryshe nga të rriturit, tek bebet gjatë natës truri i tyre reagon shumë më tepër ndaj aromave të ëmbla, veçanërisht që kanë lidhje me ushqimin.

Klan News