Flamurtari regjistroi barazimin e dytë radhazi në Kategorinë e Parë. Vlonjatët u ndalën në transfertë nga Burreli me rezultatin 1-1.
Takimi u vendos nga dy penallti, të cilat u kthyen në gol nga Ferruku për vendasit dhe Marku për miqtë.
Pavarësisht barazimit, Flamurtari mbetet në krye të renditjes me 29 pikë, 1 më shumë se Besa e vendit të dytë.
Kavajasit fituan me vështirësi ndaj Valbonës, me rezultatin 2-1. Frashëri në minutën e 18-të dhe Kanu në minutën e 23-të, i dhanë suksesin Besës.
Pas kësaj humbje, Valbona mban vendin e parafundit në renditje me vetëm 9 pikë të grumbulluara. /tvklan.al