Ky është Sokol Vuçeta nga qyteti i Shkodrës personi që mbajti për 3 orë në ankth dhe frikë, jo vetëm banorët e pallatiti ku banon, por dhe qytetarë të tjerë shkodranë. I kërkuar për vendosje gjobe Sokol Vuçeta është vënë në ndjekje sot nga Policia e Shkodrës rreth orës 10:00 të paradites, por ai është futur në shtëpinë e tij në katin e 4 të një pallati dhe ka qëlluar në drejtim të policisë. Në këtë moment Policia e Shkodrës ka kërkuar ndihmën e forcave speciale nga Tirana të cilët janë nisur me një helikopter. Policia lokale ka evakuuar të gjithë pallatin me përjashtim të nënës së Sokolit që ka qëndruar në shtëpi me të birin. Policia ka shfrytëzuar, për t’i bërë thirrje të vetëdorëzohet, dhe vëllanë e Sokolit arrestuar disa ditë më parë. Pas shumë negociatash vetëm rreth orës 14:30 Sokoli është vetëdorëzuar për t’u arrestuar nga policia e cila me siguri akuzës së parë për vendosje gjobe do t’i shtojë dhe ndonjë akuzë tjetër për ngjarjen e sotme. /tvklan.al