Lajme Arkiva 2003
Një konflikt i nisur prej kohësh midis dy fqinjëve ka çuar në burg Petrit Muçën dhe në sallën e reanimacionit shtetasin Enver Alija. Sot në mëngjes Muço ka qëlluar me plumb në gojë fqinjin e tij italian, plumb i cili i ka shpuar tej për tej nofullën e poshtme.
Fqinje: Kanë 15 vjet këtu. Kanë punuar bashkë, kanë ngrënë bashkë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka mundur të arrestoj autorin e krimit, ndërsa viktima e tij i është nënshtruar një operacioni të gjatë në Spitalin Ushtarak dhe mjekët nuk japin garanci për jetën.
Është prishur kështu rendi dhe qetësia në kryeqytet. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3 viktima me armë zjarri./tvklan.al