Teoria e Partisë së Punës për qarkullimin e kuadrove si një nga levat e luftës kundër burokratizmit transferoi në fshatra dhe në zona të thella kuadro të specializuar në fusha të ndryshme të shkencës dhe prodhimit.

Pikërisht ky stacion i vitit 1975 do të jetë në qendër të programit të përjavshëm të Pandi Laços, Histori me Zhurmues.

Nga kronikat e kohës vjen një protagonist, Bajram Toshkallari, mjek pneumatolog në qytetin e Lushnjës, që me ëndrrën e ndërprerë iu përgjigj thirrjes së partisë për të punuar në Gorre, duke u shkëputur përfundimisht nga specialiteti.

Një tjetër histori njerëzore është ajo e Hysen Tabakut me të atin të dënuar në grupin e deputetëve në vitin 1946.

Pas burgut shtatëvjeçar, u arratis në Malin e Zi dhe përfundoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u njohën me Gertën, e arratisur familjarisht që në moshën tre vjeçare.

Agronomi Arjan Babo, specialisti që pjesën më të madhe të jetës së tij ia kushtoi pambukut, do të flasë për jetën e tij si një nga personazhet e kronikave të kohës.

Si shumë të tjerë, edhe Arjani në vitin 1975 u largua nga Instituti i Kërkimeve Shkencore në Lushnjë për të punuar si agronom i thjesht në fshatin Saravë./tvklan.al