Atëherë kur Evropa po ndiente erën e re te demokracisë, e Shqipëria vendi me i izoluar i saj, po përjetonte momentet e fundit te regjimit totalitar 45-vjeçar, vendi i shqipeve do te shënjohej nga një ngjarje tragjike, aksidenti i Llogarasë, i ndodhur me 22 Nëntor 1989.
Praktika mësimore e studenteve te agronomisë, u kthye ne tragjedi te trefishte nga rrëzimi i autobusit, ne katastrofën e dy helikopterëve te shpëtimit.
Pikërisht ky episod i dhimbshëm do te jete ne vëmendje te programit Histori me Zhurmues te Pandi Laços, ku do te dëgjojmë dëshmitë e Sulejman Ullirit, njeri nga studentet qe i mbijetoi tragjedisë dhe Luan Barraj, oficerit qe drejtoi operacionin.
Një episod nga situata politike e kohës sjell Albina Hoxha, ish studente e gjuhëve te huaja, vajza qe guxoi te thyeje kornizat e moralit komunist, duke u dashuruar me një diplomat te ambasadës greke. Ajo rrëfen për takimet e fshehta me te ne dhomat e Hotel Tiranës dhe për përndjekjen nga njerëzit e sigurimit.
Një tjetër ngjarje interesante, e 1989-ës, mund te konsiderohet ajo e Fran Palit, i ashtuquajturi mjeshtri i violinave, sharrëxhiu, njeriu i apasionuar pas gdhendjes se drurit, rapsodi, qe u zotua se përveç instrumenteve popullore, do te realizonte dhe linjën e prodhimit te violinave shqiptare.
Njeriu qe refuzoi kryeqytetin dhe bashke me kolegun e tij prodhoi qindra instrumente duke furnizuar shkollat e muzikës ne te gjithë vendin do te na flasë për përvojën e tij ne Histori me Zhurmues, sonte ne Klan ne orën 21.00./tvklan.al