Histori me Zhurmues rrugëton sonte në vitet e para të çlirimit dhe ngjitjen në pushtet të Partisë Komuniste, kur menjëherë pushteti popullor nisi eliminimin fizik të të gjithë kundërshtarëve ideologjikë, anëtarë të organizatave të ndryshme nacionaliste, njerëz me prejardhje nga shtresat e pasura dhe intelektuale.

Kështu u përmbys përfundimisht ëndrra e shqiptarëve për një vend demokratik. Me një seri gjyqesh të montuara Shqipëria hyri në rrugën e njërës prej diktaturave më të ashpra të Evropës Lindore.

Në Mars të 1945 në qytetin e Korçës u bë gjyqi i parë politik, ku Avni Xhomaqi, aktivist me rininë e Ballit Kombëtar në Ersekë, i arrestuar në Korçë, u dënua fillimisht me vdekje, por falë një ndërhyrjeje nga ekzekutim me vdekje, dënimi u kthye në burgim të përjetshëm.

Pasi u dergj 18 vjet në burg, qëndroi në internim deri në vitin 1990 Avni Xhomaqi do të rrëfejë sonte në Histori me Zhurmues fatin e tij në vitet e diktaturës.

Një tjetër protagonist është Piro Angoni. Ai dëshmon për pushkatimin e të atit, profesor Farudin Angoni, shok fëmijërie me Enver Hoxhën, i cili u gjykua në të njëjtin proces me Avni Xhomaqin.

Fejzi Alizoti, një ish i dënuar me 15 vjet burg dhe internuar deri në 1990, rrëfen kalvarin e tij të burgut si nipi i Fejzi Alizotit, ministër qysh nga koha e Ismail Qemalit deri në vitin 1944, deputet dhe kryetar i parlamentit, i cili u pushkatua në vitin 1945.

Një vit më vonë pushteti popullor pushkatoi edhe të birin me të njëjtin emër: Fejzi Alizotin, inxhinier nafte i diplomuar në Universitetin e Kembrixhit me medalje ari.

Historitë rrëqethëse të tre protagonistëve do të mund t’i ndiqni në mbrëmje në orën 21:00 në Histori me Zhurmues./tvklan.al