Spektakli i Gjeniut të Vogël 3 ka mbërritur në natën finale.

Pas 14 javësh interpretim live një tjetër gjeni pritet të kurorëzohet sonte në Teatrin e Televizionit Kombëtar Klan.

Ethet që i kanë shoqëruar përgjatë të gjitha puntatave të Gjeniut të Vogël pritet të bëhen më të forta për tetë finalistët.

Tedi Paçrami: “I emocionium një fije si është nata finale”.

Gazetarja: “Beson se do fitosh?”

Tedi Paçrami: “Ka shumë talente, kam qejf ta fitoj po…”.

Gazetarja: “Po, ke frikë? Ke emocion për çfarë do të sjellin ata sot? Sot do të gjendet Gjeniu i Vogël 3.”

Laura Gjipi: “Po, kam emocione, sepse si të përballesh me 30 talente shumë të fortë me zëra brilant është shumë e vështirë.”

Emocionet e garës dhe surprizat do të jenë të pranishme dhe gjatë natës finale të këtij spektakli, që ka mbajtur të mbërthyer pas ekranit mijëra shikues.

Pandi Laço: “Do të jenë shtatë sfida shumë të forta, katër që do të nxjerrin, katër finalistët e mëdhenj, le t’i quajmë kështu, dy super sfida dhe pastaj super sfida finale e dy favoritëve të çmimit të madh të Gjeniut, por njëkohësisht, edhe për ne producentët artistikë është një sfidë sepse do të ketë emocione të forta, do të ketë shumë artistë të ftuar. Do të jetë një super grup, Elita 5. Do të jetë një kast me këngëtarët më të njohur të muzikës popullore shqiptare. Do të këndojnë një kolazh me këngë të njohura, perla të muzikës sonë popullore.”

Konkurrenca mes finalistëve është vërtetë shumë e fortë, por vetëm njëri do të jetë në krye për të marrë titullin Gjeniu i Vogël 3./tvklan.al