Opozita nuk propozon një kandidaturë të saj për Kontrollin e Lartë të Shtetit pasi me socialistët është vështirë të bashkëpunohet. Deklarata e sekretarit të marrëdhënënieve me publikun Spartak Ngjela vjen pas asaj që kreu i opozitës Berisha konfirmoi një ditë më parë. Për kandidaturat e përmendura Ngjela beson në kompetencat që ka presidenti dhe nuk kundërshton një emër nga shoqëria civile.
Spartak Ngjela: “Nuk kemi ndërmend që të kandidojmë ndonjë tonin. Arsyet mund të jenë të ndryshme, por përfundimisht unë jam i mendimit se marrëveshje me socialistët nuk bëhet, është e pamundur të arrihet dhe sa të fyesh ëshë më mirë të qëndrosh larg. Pastaj janë edhe problemet e tjera që natyrisht, që e rëndojnë këtë çështje, megjithatë le ta shohim.”
Gazetarja: “Emrat e lakuar vijnë nga shoqëria civile. Edhe opozita duket se është dakord?”
Spartak Ngjela: “Kjo është një kompetencë e presidentit, ai e ka në dorë të zgjidhë si të dojë çështjen. Natyrisht që ka edhe disa kërkesa ligjore edhe disa kërkesa kushtetuese. Ai duhet t’i qëndrojë kritereve ligjore, kritereve kushtetuese, pastaj kandidaturat ka të drejtë t’i marrë nga të dojë. Për sa i përket çështjes së botës së shoqërisë civile, lind vetëm një pyetje: është ky organ ose ky institucion, është politik apo është apolitik? Kam përshtypjen që është politik. Atëherë vjen pyetja tjetër që krecibile është poltike apo apolitike? Duhet të jetë apolitike. Pra, ngarkesa është politike, megjithatë në Shqipëri ndodh gjithçka dhe unë nuk do të kisha ndonjë kundërshtim që të jetë dhe nga qeveria civile, por varet nga emri.”
Gazetarja: “A kemi figura të besueshme nga shoqëria civile që mund të zënë vendin e kreut të lartë të Kontrollit të Shtetit?
Spartak Ngjela: “Shiko, besueshmëria në politikë vjen mbas ngarkimit, d.m.th. mbas ngarkesës politike. Duhet ta shikojmë njëherë në një post të lartë, pastaj duhet ta shikojmë nëse ka besueshmëri apo jo dhe siç ka ardhur puna në Shqipëri të gjithë provohen me protofolin, nuk kemi teste para protofolit, prandaj s’kam çfarë të them.” /tvklan.al