Porti i Durrësit pezullon lundrimet deri në mbrëmje
Rreziku nga ngricat dhe dëbora, ka bërë që në të paktën 9 akse rrugore në vend të mos lejohet kalimi pa zinxhirë. Problematikat më të mëdha shfaqen në rrugën që lidh Korçën me Ersekën, në Qafën e Qarrit, në rrugën Boboshticë-Dardhë dhe Gërmenj-Leskovik.
Veç temperaturave të ulëta, trashësia e borës që varion nga 25- 30 centimetra ka izoluar zonat e thella malore të Maliqit dhe Pogradecit, duke i lënë pa energji elektrike.
Përdorimi i zinxhirëve është i nevojshëm edhe në segmentet Kolesian-Lusen-Bushtricë, Kuben-Vasie, Qafë Dragalicë-Steblevë.
E njëjta situatë paraqitet edhe për segmentin Lunik-Steblevë, ku temperaturat e ulëta kanë krijuar ngricën në rrugë, si edhe në rrugën Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar dhe rruga e Qafë Krrabës.
Ndërsa pezullimi i përkohshëm i lundrimeve për më shumë se 24 orë, për shkak të motit, duket se po i rikthehet normalitetit. Mbrëmjen e së enjtes do të rinisin lundrimet nga Porti i Durrësit në drejtim të Portit të Barit.
Tv Klan